• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haland i pasigurt për derbin me Arsenalin

Haland i pasigurt për derbin me Arsenalin

Londër, 20 mars 2024 (MIA) - Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Norvegjisë, Erling Haland u lëndua në stërvitjen e ekipit kombëtar, njofton "AS".

Vërehet se futbollisti 23-vjeçar parakohe e ka përfunduar stërvitjen, duke çaluar.

Ashtu, Haland mund të mungojë nga ndeshjet miqësore në mars të Norvegjisë kundër Çekisë (22 mars) dhe Sllovakisë (26 mars). Në dyshim është edhe luajtja e sulmuesit në ndeshjen e xhiros së 30-të të kampionatit anglez kundër Arsenalit, që do të luhet më 31 mars.

Sulmuesi norvegjez këtë sezon ka luajtur 34 ndeshje për Mançester Sitin në të gjitha garat, ku shënoi 29 gola dhe gjashtë asiste. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR