• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haland: Asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por jam i lumtur në Mançester Siti

Haland: Asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por jam i lumtur në Mançester Siti

Mançester, 5 mars 2024 (MIA) - Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland ka siguruar se është shumë i lumtur në Mançester Siti për momentin, por me paralajmërim se asnjëherë nuk dihet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Kështu, norvegjezi nuk ka mohuar spekulimet që e lidhin për një transferim te Real Madridi.

"Jam shumë i lumtur te Siti. Jam jashtëzakonisht i lumtur me të gjithë përreth - trajnerin, stafin drejtues, drejtorët... Tani do të them se asnjëherë nuk e dini se çfarë do të sjellë e ardhmja e cila ndoshta do të jetë në titujt kryesor, por unë jam i lumtur këtu. Kontratë e re? Jam i përqendruar kryesisht në punën time në fushë. Për momentin ka shumë ndeshje - dy ditë më parë luajtëm një derbi, tani kemi ndeshje në Ligën e kampionëve, pastaj të dielën vjen përballja me Liverpulin. Mendoj se duhet të fokusohem në këtë", ka thënë sulmuesi i Sitit.

Pasi sezonin e kaluar fitoi tripletën, por nuk arriti të kalojë Lionel Mesin në betejën për çmimet më të mëdha individuale, Haland u pyet nëse argjentinasi duhet të tërhiqet nga futbolli që të ketë gjasa që dikush tjetër të fitojë këto çmime.

"Pyetje e mirë. Nuk e di. Po, është e vërtetë se i ka fituar këto çmime. Fitoi edhe Kupën e botës. Nuk e di çfarë të them. Mesi është futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë", ka thënë norvegjezi.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR