• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hakimi nën hetim për përdhunim

Hakimi nën hetim për përdhunim

Paris, 28 shkurt 2023 (MIA) – Prokuroria franceze në qytetin Nanter ka hapur një hetim për përdhunim kundër futbollistit të PSZH-së dhe yllit të kombëtares marokene, Ashraf Hakimi, njoftuan sot mediat lokale.

Zyra e prokurorit në Nanter shkurtër kumtoi se "nuk dëshiron të komunikojë në lidhje me këtë hetim në vazhdim".

As PSZH dhe as Hakimi nuk ishin të disponueshëm për koment, transmetojnë mediat franceze.

Gazeta "Parisien", e cila zbuloi fillimisht hetimin, publikoi se një grua 24-vjeçare raportoi në polici të dielën se ishte përdhunuar një ditë më parë në shtëpinë e Hakimit në afërsi të Parisit.

Gazeta theksoi se gruaja nuk ka bërë kallëzim zyrtar, por Prokuroria sipas detyrës zyrtare ka hapur një hetim për rastin. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR