• e enjte, 18 korrik 2024

Hadson Odoi para largimit nga Çellsi, karrierën me siguri do ta vazhdojë në Fulham

Hadson Odoi para largimit nga Çellsi, karrierën me siguri do ta vazhdojë në Fulham

Londër, 29 korrik 2023 (MIA) - Sulmuesi i krahut i Çellsit, Kalum Hadson Odoi (22) gjendet para largimit të ekipit londinez, ndërsa karrierën do të duhej ta vazhdojë në rivalin e qytetit Fulham, njoftojnë mediumet britanike.

Sipas mediumeve, vlera e transferit pritet të jetë diçka më shumë se pesë milionë euro.

Hadson Odoi nuk është në planet për sezonin e ardhshëm të trajnerit të ri të Çellsit, Maurisio Poketino, ndërsa klubi dëshiron të lirohet edhe nga obligimet rreth pagës së tij javore prej rreth 150.000 eurove.

Për shërbimet e Hadson Odoit interes të madh para tre viteve ka treguar Bajerni i Mynihut, por Çellsi e ka refuzuar ofertën e gjigantit gjerman. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR