Guardiola: Grilishi sërish ka probleme me ijet
- Trajneri i Mançester Sitit, Pel Guardiola, informoj se mesfushori Xhek Grilishi, ka pësuar sërish një lëndim me pjesën e brendshme të ijeve.
- Post By Fami Bajrami
- 11:04, 28 shkurt, 2024
Mançester, 28 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pel Guardiola, informoj se mesfushori Xhek Grilishi, ka pësuar sërish një lëndim me pjesën e brendshme të ijeve.
Njëzet e tetëvjeçari anglez u lëndua mbrëmë në ndeshjen kundër Lutonit (6:2) në xhiron e 16 të të FA Kupës. Ai u zëvendësua në minutën e 38 të.
"Grilishi u ankua për dhimbje në ijet. Para kësaj i ndihej mirë, por fatkeqësisht lëndimi iu përsërit. Ky është një sezon i vështirë për të. Ai duhet të shërohet plotësisht para se të kthehet në fushë", tha Guardiola.
Në sezonin aktual Grilishi ka tre gola dhe dy asistime në 27 ndeshje në të gjitha ndeshjet. rq/
Foto: EPA