• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guvernatori i Merilendit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shembjes së urës

Guvernatori i Merilendit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shembjes së urës

Baltimor, 26 mars 2024 (MIA) - Guvernatori i Merilendit, Ues Mur ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin federal amerikan pas shembjes së urës së madhe në Baltimor. 

Në një publikim në platformën "Iks", Mur shkroi se zyra e tij është në kontakt të afërt me sekretarin amerikan për transport, Pit Butixhig, kryetarin e Baltimorit, pushtetin ekzekutiv të zonës dhe shërbimeve për raste urgjente. 

Ata punojnë bashkë përmes ekipeve që të munden shpejtë të kërkojnë ndihmë nga Qeveria amerikane, shkroi ai.

Një anije e mallrave mbrëmë goditi urën Frensis Skot Ki me katër korsi në portin e metropolit Baltimor në bregun lindor, duke shkaktuar shembjen e saj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR