• e premte, 05 korrik 2024

Guterresh bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit

Guterresh bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit

Nju-Jork, 7 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh apeloi për ndërprerjen e armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit ndërmjet Izraelit dhe Libanit dhe shprehu shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.

"Sekretari i përgjithshëm edhe njëherë u bëri thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm, Stefan Dizharik. 

"Ky shkëmbim zjarri mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë me pasoja katastrofike për rajonin," paralajmëroi ai.

"Linja blu" e demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit u vendos nga KB-ja.

Ditët e fundit, është intensifikuar shkëmbimi i përditshëm i zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, në mes të luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, aleat i të cilit është Hezbollahu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të mërkurën deklaroi se Izraeli është "i gatshëm për shumë operacione intensive" në kufirin verior. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR