• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guteresh e përshëndeti nismën e Bajdenit për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Guteresh e përshëndeti nismën e Bajdenit për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 1 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e përshëndeti nismën për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, të paraqitur nga presidenti amerikan Xho Bajden.

"Jemi dëshmitarë të shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve në Gaza. Koha është të ndalet. E përshëndes nismën e presidentit amerikan Xho Bajden dhe i inkurajoj të gjitha palët që të përfitojnë nga kjo mundësi për armëpushim, lirimin e të gjitha pengjeve, qasje të garantuar humanitare të pandërprerë dhe në fund paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme", shënoi Guteresh në rrjetin social X.

Plani, i paraqitur nga Bajdeni, parasheh armëpushim gjashtë javësh, negociata për kushtet për ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe rindërtim të Gazës.

Zyrtarët shëndetësor palestinez vlerësojnë se më shumë se 36.000 njerëz u vranë në konfliktin në Gazë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR