• e martë, 24 dhjetor 2024

Gundogan: Nuk jam penduar që luajta për Barcelonën, ishte ëndrra ime e fëmijërisë

Gundogan: Nuk jam penduar që luajta për Barcelonën, ishte ëndrra ime e fëmijërisë

Mançester, 21 shtator 2024 (MIA) – Mesfushori i Mançester Sitit, Ilkay Gundogan ka ndarë opinionin e tij për të luajtur për Barcelonën sezonin e kaluar.

"Nuk jam penduar që shkova te Barcelona. Në fund të fundit, kam luajtur për një nga klubet më të mira në botë. E përmbusha ëndrrën time të fëmijërisë duke luajtur për këtë klub", citon Gundoganin, gazetari Fabricio Romano.

Gundogan luajti 51 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar pesë gola dhe 14 asiste.

Në karrierën e tij, Gundogani ka luajtur edhe për Borusia Dortmundin, Nurnbergun dhe Bohumin. Ai është pjesë e kombëtares gjermane që nga viti 2011.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR