• e diel, 25 gusht 2024

Gundogan dhe Siti bien dakord, futbollisti largohet nga Barcelona

Gundogan dhe Siti bien dakord, futbollisti largohet nga Barcelona

Mançester, 21 gusht 2024 (MIA) - Ilkaj Gundogan kthehet në Mançeseter Siti. 

Sipas insajderit Fabricio Romano, klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për transferin. Gundogan do të largohet falas nga Barcelona dhe do të nënshkruajë kontratë me Mançester Sitin deri në qershor të vitit 2025.

Gundogan ka luajtur për ekipin anglez që nga viti 2016 deri në vitin 2023. Ai fitoi tripletën me Sitin në sezonin 2022/23 para se të transferohej në Barcelonë ​​ku kaloi një sezon.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori 33 vjeçar ka luajtur edhe për Borusia Dortmundin, Nirnbergun dhe Bohumin. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR