• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guardiola: Shpresojmë që Haland të kthehet në fushë në fund të muajit

Guardiola: Shpresojmë që Haland të kthehet në fushë në fund të muajit

Mançester, 13 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka zbuluar se kur do të mund të kthehet në fushë sulmuesi Erling Haland.

"Rikuperimi i tij kërkon kohë. Shpresojmë ta kemi në fushë deri në fund të muajit. Rikuperimi zgjati pak më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht", citon “BBS” Guardiolën.

Njëzet e tre vjeçari norvegjez mori lëndime në këmbë në ndeshjen kundër Aston Villës (0:1) që u luajt më 6 dhjetor.

Më parë u bë e ditur se Halandi nuk do të luajë në xhiron e 21-të me Njukasllin dhe do ta lëshojë ndeshjen e 9-të radhazi.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR