Guardiola: Nëse Liveprulli fiton gjashtë pikë në dy ndeshjet e ardhshme, do të bëhet kampion i Anglisë
- Tre humbjet e njëpasnjëshme në Premier Ligë do të thotë se futbollistët e Mançester Sitit pas xhiros së 12-të kanë pesë pikë më pak se lideri në tabelë Liverpulli, i cili sipas trajnerit të "qytetarëve", Pep Guardiola, është favoriti më serioz për titullin.
- Post By Besnik Shuki
- 12:28, 24 nëntor, 2024
Mançester, 24 nëntor 2024 (MIA) - Tre humbjet e njëpasnjëshme në Premier Ligë do të thotë se futbollistët e Mançester Sitit pas xhiros së 12-të kanë pesë pikë më pak se lideri në tabelë Liverpulli, i cili sipas trajnerit të "qytetarëve", Pep Guardiola, është favoriti më serioz për titullin.
Spanjolli pohon se nëse "të kuqtë" arrijnë të fitojnë kundër Sauthemptonit, e pastaj edhe kundër ekipit të tij në derbin e madh më 1 dhjetor, gara për titull do të përfundojë.
"Mendoj se do të jetë ashtu. Nëse Liverpulli arrinë fitore kundër nesh në derbi, do të jetë kampioni i ri i Premier Ligës, pasi në atë rast do të ketë 11 pikë më shumë", deklaroi spanjolli.
Më të vërtetë, 11 pikë më tepër para "Boksing dej" nuk do të ishte epërsi e vogël, por kjo është larg asaj se është e paaritshme dhe me siguri trajneri i Mançester Sitit vetëm dëshiron t'u bëjë presion më të madh lojtarëve të Liverpullit para derbit në "Enfild". bsh/
Foto: MIA arkiv