• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guardiola mund të vazhdojë kontratën me Mançester Sitin edhe për një vit

Guardiola mund të vazhdojë kontratën me Mançester Sitin edhe për një vit

Mançester, 15 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola mund të vazhdojë kontratën me klubin edhe për një vit.

Sipas "The Telegraph", ky skenar është më i besuari edhe krahas zërave se spanjolli mund ta udhëheqë Anglinë.

Kontrata aktuale e Guardiolës me Mançester Sitin është deri në fund të qershorit të vitit 2025. Drejtuesit e "Qytetarëve" dëshirojnë të lidhin kontratë më afatgjate, por do të jenë të kënaqur nëse spanjolli nënshkruan kontratë edhe për një vit.

Guardiola është në krye të Mançester Sitit që nga korriku i vitit 2016. Së bashku me ekipin ai u bë gjashtë herë kampion i Anglisë, katër herë fitoi Kupën e Ligës angleze, tre herë Superkupën dhe dy herë Kupën FA. Ka edhe titullin e Ligës së Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e botës për klube. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR