• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Guardiola, Inzagi dhe Spaleti të nominuar për çmimin trajner i sezonit

Guardiola, Inzagi dhe Spaleti të nominuar për çmimin trajner i sezonit

Nion, 17 gusht 2023 (MIA) – Janë bërë të njohur tre pretendentët për çmimin trajneri i sezonit 2022/23 në përzgjedhjen e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Në treshën përfundimtare u përfshinë Pep Guardiola, i cili udhëhoqi Mançester sitin deri në kurorën e trefishtë, Simone Inzagi, nën drejtimin e të cilit Inter arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Luçiano Spaleit, me të cilin Napoli u bë kampion i Italisë.

Treshja finale u zgjodh nga trajnerët e klubeve që luajtën sezonin e kaluar në ndeshjet evropiane, përzgjedhësit e kombëtareve nga vendet anëtare të UEFA-s, si dhe një grup gazetarësh të përzgjedhur.

Fituesi do të shpallet më 31 gusht gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. ls/

Foto: UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR