• e hënë, 19 gusht 2024

Guardiola: Halandi ndihet më mirë se sa në fillim të sezonit të kaluar

Guardiola: Halandi ndihet më mirë se sa në fillim të sezonit të kaluar

Mançester, 19 gusht 2024 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola vlerëson se Erling Haland ka pasur një verë të mirë.

Në ndeshjen e djeshme të xhiros së parë të Premier ligës kundër Çellsit (2:0), Haland hapi rezultatin në minutën e 18-të.

"Jam i sigurt se Halandi ndihet më mirë se në fillim të sezonit të kaluar. Këtë vit Norvegjia nuk luajti në Kampionatin Evropian, ndaj kishte më shumë kohë për pushim. Goli ishte i shkëlqyeshëm. Ai kontribuoi në shumë aspekte të lojës. Kishte dy-tre raste. Në të njëjtën kohë, gjithmonë kam përshtypjen se ka vend për t'u përmirësuar", tha Guardiola.

Sulmuesi norvegjez luajti ndeshjen e tij të 100-të për Sitin dhe shënoi golin e 91-të për klubin.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR