• e premte, 05 korrik 2024

Guardiola dëshiron të mbetet në Siti

Guardiola dëshiron të mbetet në Siti

Mançester, 10 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola sot deklaroi se dëshiron që mesfushori Bernardo Silva të mbetet në radhët e kampionit anglez, pasi që paraprakisht disa mediume kumtuan se Barcelona këtë verë dëshiron ta angazhojë portugezin.

"Ka shumë zëra në shtyp për Bernardon, por askush akoma nuk ka kontaktuar me ne. Nuk kemi thorrje nga Barca apo klube të tjera. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm dhe shpresoj se do të mbetet në Mançester Siti", deklaroi Guardiola.

Silva (29) është në radhët e kampionit anglez prej vitit 2017, ndërsa më parë luajti për Monakon dhe Benfikën.

Sezonin e kaluar, Silva luajti 49 ndeshje në të cilat shënoi 11 gola, ndërsa pati edhe dhjetë asistime. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR