• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guardiola: Dëshiroj të drejtojë ndonjë reprezentacion në Kupën e botës

Guardiola: Dëshiroj të drejtojë ndonjë reprezentacion në Kupën e botës

Mançester, 23 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola deklaroi se në fund të karrierës do të dëshironte të drejtonte një kombëtare në Kupën e Evropës apo Botërorit.

Spanjolli ka kontratë me “Qytetarët” deri në qershor të vitit 2025, ndërsa në disa raste ka shprehur gatishmërinë të mbetet në klub.

"Do të doja të përjetoja ndjenjën si trajner në Kupën e Botës, Kampionatin Evropian apo Kopa Amerika. Dua ta kem atë përvojë. Nuk e di kur - për 5, 10 apo 15 vitesh por do të doja të isha në Kupën e Botës si trajner", është përgjigjur katalunasi rreth pyetjes së "ESPN Brazil" nëse pas largimit nga Siti do të dëshironte të drejtojë ndonjë reprezentacion.

Kohë më parë Guardiola u përfol pikërisht me kombëtaren e Brazilit, ndërsa në Angli pretendojnë se në një moment të caktuar mund të bëhet trajneri i këtij reprezentacioni.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR