Guardiola bëri listë të përforcimeve të dëshiruara
- Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola bëri listë me përforcime të reja. Eksperti identifikoi pesë futbollistë me të cilët do ta ndryshojë situatën e keqe tek "qytetarët". Ekipi është në formë tejet të keqe, me vetëm 1 fitore në 13 ndeshjet e fundit. për momentin, kampioni anglez është në vendin e shtatë në premier Ligë, larg kreut.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:05, 29 dhjetor, 2024
Mançester, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola bëri listë me përforcime të reja. Eksperti identifikoi pesë futbollistë me të cilët do ta ndryshojë situatën e keqe tek "qytetarët". Ekipi është në formë tejet të keqe, me vetëm 1 fitore në 13 ndeshjet e fundit. për momentin, kampioni anglez është në vendin e shtatë në premier Ligë, larg kreut.
"Tajms" pohoi se Mançester Siti tashmë në janar do të tentojë të angazhojë së paku tre nga lojtarët të cilët i kërkon pep. Përndryshe, e tërë lista është përgatitur për dy afatet e ardhshme kalimtare. I përfshin emrat në vijim: Mark Guehi (Kristal Pallas), Xhamal Musiala (Bajern Munih), Florian Virc (Bajern Leverkuzen), Martin Subimendi (Real Sosiedad) dhe Bruno Gimaraesh (Njukasëll).
Për ta bërë atë, Siti do të duhet të bëjë disa vendime të rënda në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa qëllimi i Guardiolës është ta freskojë ekipin dhe të përballet me disa lëndime afatgjate, si ai i fituesit të "Topit të artë" - Rodri. ab/
Foto: Arkivi