• e shtunë, 13 korrik 2024

Guardiola, Arteta, Ançeloti, Çavi dhe Skaloni në listën e ngushtë për çmimin trajner i vitit sipas Gloub Soker

Guardiola, Arteta, Ançeloti, Çavi dhe Skaloni në listën e ngushtë për çmimin trajner i vitit sipas Gloub Soker

Londër, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Janë publikuar emrat e të nominuarve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në përzgjedhjen e "Globe Soccer Awards". 

Organizatorët e çmimit kanë shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2023.

Për çmimin janë nominuar: Karlo Ançeloti (Real Madrid), Mikel Arteta (Arsenal), Pep Guardiola (Mançester Siti), Simone Inzagi (Inter), Marsel Koler (Al-Ahli Kairo), Lionel Skaloni (reprezentacioni i Argjentinës), Luçijano Spaleti (Napoli, reprezentacioni i Italisë) dhe Çavi (Barcelonë). 

Ndarja e çmimeve do të mbahet më 19 janar në Dubai. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR