• e premte, 27 dhjetor 2024

Groso tashmë nuk është trajner i Lionit

Groso tashmë nuk është trajner i Lionit

Lion, 30 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Lionit, Fabio Groso e braktisi ekipin, u kumtua në faqen zyrtare të klubit francez të futbollit.

"Lion dëshiron ta falënderojë Fabio Groson dhe ndihmësit e tij për punën e tyre dhe profesionalizmin pasi që e morën", thuhet në kumtesën e klubit.

Në të ardhmen e afërt, ekipin do ta kryesojë shefi i të rinjve të Lionit, Pjer Sejxh. Paraprakisht, francezi 44-vjeçar ishte trajner i ekipit rinor.

Groso ishte në krye të Lionit nga shtatori i këtij viti. Nën kryesimin e tij, ekipi luajti shtatë ndeshje, prej të cilave fitoi njëherë, dy herë barazoi dhe humbi në katër ndeshje.

Në ndeshjen e fundit Lioni humbi në terren vendor nga Lili (0:2) në ndeshjen e xhiros së 13-të të Ligës së parë franceze.

Me shtatë pikë Lioni e mori vendin e fundit në kampionatin evropian. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR