• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Grizman pensionohet nga kombëtarja e Francës

Grizman pensionohet nga kombëtarja e Francës

Paris, 30 shtator 2024 (MIA)- Antoan Grizman ka njoftuar se e ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga kombëtarja e Francës.

Sulmuesi kështu i jep fund eksperiencës 10 vjeçare me “Trekolorët”.

Futbollisti i Atletiko Madridit e bëri të ditur këtë vendim sot në mëngjes para ndeshjeve në tetor kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Grizman ka luajtur në gjashtë turne të mëdhenj më Francën, duke e përfshirë rolin kyç që e kishte në botërorin më 2018, të cilin e fitoi Franca, por ishte pjesë e kësaj kombëtare edhe në rrugëtimin deri në finale të botërorit 2022 në Katar.

“Me zemrën plot me kujtime, vendosa që ta mbyll këtë etapë të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë magjike me ‘Trekolorët’ dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar Grizman në rrjetet sociale.

Ish futbollisti i Barcelonës për kombëtaren ka shënuar 44 gola në 137 ndeshje.

Vetëm Olivie Zhiru, Tieri Anri dhe Kilian Mbape kanë shënuar më shumë gola se Grizmani.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR