• e shtunë, 29 qershor 2024

Grifits: Raportet për qindra të vdekur në Gazë janë të tmerrshme

Grifits: Raportet për qindra të vdekur në Gazë janë të tmerrshme

Nju-Jork, 29 shkurt 2024 (MIA) – Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare dhe koordinatori për ndihmë urgjente, Martin Grifits, deklaroi se është “i tmerruar” nga raportimet se qindra njerëz janë vrarë dhe plagosur sot gjatë transportit të ndihmave për në Gazë.

Edhe pas gati pesë muajsh të armiqësive brutale, Gaza ka ende aftësinë të na tronditë, theksoi Grifits.

Ai shtoi se me këtë sulm numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i ka kaluar 30.000. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR