• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Goditje e dyfishtë për Bajernin para duelit me Realin

Goditje e dyfishtë për Bajernin para duelit me Realin

Munih, 29 prill 2024 (MIA) - Xhamal Musiala dhe Leroj Sane janë në pikëpyetje për gjysmëfinalen e Bajernit të Munihut në Ligën e kampionëve kundër Real Madridit, bëri të ditur trajneri Tomas Tuhel në konferencën për media para ndeshjes. Dy skuadrat do të takohen të martën në Gjermani në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

"Do të marrim disa vendime të rëndësishme në moment të fundit. Disa prej tyre janë të lidhur me Xhamal dhe Leroj", deklaroi Tuhel.

Musiala ka një dëmtim në gju, ndërsa Sane ndrydhje të këmbës. Të dy do të stërviten më vonë sot në bazë të lehtë, ndërsa Konard Lajmer i cili u zëvendësua në fundjavë me një dëmtim në kyçin e këmbës me siguri do të luajë, shton Tuhel. Sidoqoftë, situata nuk duket e mirë me Matijs de Liht dhe Dajo Upamekano që mund të humbin ndeshjen e parë. 

Serzh Gnabri do të luajë pas rikuperimit nga lëndimi. rq/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR