• e enjte, 09 prill 2026

Gjysmëhëna e Kuqe: Që nga fillimi i sulmeve ndaj Iranit kanë vdekur mbi 1.900 persona

Gjysmëhëna e Kuqe: Që nga fillimi i sulmeve ndaj Iranit kanë vdekur mbi 1.900 persona

Teheran, 27 mars 2026 (MIA) - Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, më shumë se 1.900 njerëz kanë vdekur në Iran që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe Izraelit. 

Përfaqësuesja e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (MFDK), Marija Martinez, duke cituar të dhëna nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, deklaroi sot se të paktën 20.000 persona janë plagosur në sulmet ndaj këtij vendi deri më tani, transmetuan mediat britanike.

Martinez gjithashtu tha se Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane vazhdon të shërbejë si e vetmja organizatë humanitare kombëtare që vepron në Iran, ndërsa konflikti katër-javor përshkallëzohet. rq/

Foto: arkivii MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR