• e mërkurë, 23 tetor 2024

Gjykimi për rastin "Organizatorët e 27 prillit" është ricaktuar për më 14 nëntor - të pandehurit kërkojnë që Gjykata ta zbatojë Ligjin e amnistisë

Gjykimi për rastin

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Gjykimi për rastin " "Organizatorët e 27 prillit" është ricaktuar për më 14 nëntor të këtij viti, pasi që këtë mëngjes të pandehurit Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe Mile Janakieski, përmes avokatit Elenko Milanov kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Publike që në seancën e sotme të vendos rreth parashtresës për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, gjyqtatri Ilija Tërpkov, informoi se në parashtresë të pandehurit kanë theksuar se nevojitet që Gjykata të marrë vendim për zbatim të Ligjit për amnisti, sepse tashmë ka vendosur një praktikë të këtillë, gjegjësisht Këshill Penal në vitin 2018 ka marër vendim për amnisti gjatë debatit kryesor, në fazë të procedurës dëshmuese, ku nuk është pritur përfundimi i procedurës dëshmuese.

"Bashkëlidhur vendimi i Këshillit Penal, Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion, i datës 20.12.2018, me arsyetimin se vendimi është marrë gjatë shqyrtimit kryesor, në fazën e procedurës së provave dhe nuk ka pritur përfundimin e procedurave dëshmuese. Do ta dorëzoj në Prokurorinë Publike një kopje të këtij vendimi, si dhe një kopje të parashtresës... E kam shqyrtuar parashtresën dhe është e vërtetë që është marrë vendim për amnisti gjatë procedurës së provave, jo vetëm për të akuzuarit në rastin e përmendur, por edhe për të akuzuarit tjerë, mirëpo le të prononcohet dhe të japë mendim prokurori publik, meqë këtë parashtresë e kemi marrë gjatë ditës së sotme", theksoi gjyqtari Tërpkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Trasnportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtpori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale "rrezik terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë".

Gjykata e Apelit në prill të këtij viti e ka pezulluar aktvendimi e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski është dënuar në gjashtë vite e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski kanë marrë nga 6 vite e tre muaj burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së, Atanasovski gjashtë vite burg, ndërsa lëndën e ka kthyer në gjykim të sërishëm.

Procesin e zhvillon gjykatësja Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR