• e enjte, 24 tetor 2024

Dimoski e pranoi çmimin "23 Tetori“: Identiteti maqedonas është i themeluar në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik

Dimoski e pranoi çmimin

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Poetit, eseistit dhe përkthyesit Sllave Gjorgji Dimoski sot i është dorëzuar çmimi shtetëror "23 Tetori", për arritjet shumëvjeçare në fushën e kulturës dhe artit.

Dimoski feston dy përvjetorë, 65 vjet nga lindja dhe 45 vjet nga krijimi. Poezia e tij është përkthyer në mbi 35 gjuhë në të gjitha kontinentet. Është autor i gjashtë librave për fëmijë dhe katër librave me ese, si dhe ka përkthyer mbi tridhjetë libra të poetëve nga hapësira sllave. Është i përfaqësuar në të gjitha antologjitë e poezisë maqedonase të botuara në Maqedoni dhe në mbarë botën pas vitit 1982. Është shpërblyer me disa çmime dhe mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë "Vëllezërit Miladinovci", "Antevo Pero", "Aco Shopov", "Gran pri interneshënël" (Rumani), "Sergej Jesenin" (Rusi),... Dy herë është fitues edhe i mirënjohjes më të lartë të Ohrit "Shën Klimenti - Patron i Ohrit (2000 dhe 2012). Është themelues dhe drejtues shumëvjeçar i festivalit “Nata e poezisë në Velestovë”.

Siç theksoi Dimovski në fjalim pasi që iu dorëzua çmimi, identiteti maqedonas është i themeluar në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Gjuha dhe shkrimi, tha janë një nga shtyllat tona të identitetit.

"Nëse poeti hesht, do të heshtin edhe shpirti dhe gjuha, ndërsa shpirti i kombit është edhe gjuha", porositi Dimoski.

Për të, çmimi shtetëror "23 Tetori" është një nga më domethënësit në vend.

Për konkursin "23 tetori" janë pranuar 25 aplikime, por Këshilli me votim të fshehtë ka vendosur që çmimi shtetëror t'i shkojë Sllave Gjorgjo Dimoskit.

Ceremonia, tradicionalisht, u mbajt në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. mb/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR