• e enjte, 24 tetor 2024

Drejtori i BSP-së Janev në pjesën përfundimtare të konferencës vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policive

Drejtori i BSP-së Janev në pjesën përfundimtare të konferencës vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policive

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Gjatë pjesës përfundimtare të Konferencës ndërkombëtare të Asociacionit të shefave të policive të këtij viti, drejtori i BSP-së Aleksandar Janev mori pjesë në panel diskutimin për bashkëpunimin ndërkufitar në rajon.

Siç njoftoi MPB-ja, Janev e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi i ngushtë me shtetet fqinje, i cili bazohet në principet e besimit, transparencës dhe përpjekjeve të mëdha në luftë kundër kriminalitetit.

"Njëra nga mënyrat më efikase për kryerjen e hetimeve është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore, në kuadër të të cilave forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë ndërmjet vendeve të përfshira është faktor kyç për suksesin në hetime dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë", theksoi MPB-ja.

Në konferencë u prezantua një rast përmes të cilit pjesëmarrësit dhe partnerët ndërkombëtarë mund të njihen nga afër se si funksionon bashkëpunimi ndërmjet policisë në koordinimin e prokurorive në Maqedoni dhe Kosovë.

Qëllimi, siç shtohet në kumtesë është një përkushtim i përbashkët dhe i fortë për parandalimin dhe zbulimin e krimit ndërkufitar dhe asgjësimin e grupeve dhe organizatave kriminale që veprojnë në rajon. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR