• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykimi për përdhunimin e Alveshit do të mbahet pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur viktimën nga opinioni

Gjykimi për përdhunimin e Alveshit do të mbahet pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur viktimën nga opinioni

Barcelonë, 31 janar 2024 (MIA) - Gjykimi i Dani Alveshit do të mbahet pas dyerve të mbyllura.

Ish mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares braziliane është në paraburgim që nga janari i vitit 2023 nën akuzën për përdhunim të një gruaje në një klub nate në Barcelonë në dhjetor të vitit 2022. Më 14 nëntor u bë e ditur se gjykata kishte përfunduar hetimet. Prokuroria kërkon 9 vite burg për futbollistin.

Siç transmeton "Marsa", prokuroria ka kërkuar nga gjykata në Barcelonë të lejojë që gjykimi të zhvillohet plotësisht pas dyerve të mbyllura që të ruhet privatësia e viktimës. Kërkesa u miratua.

Kjo masë është përshkruar si "e domosdoshme" për mbrojtjen e të drejtës së privatësisë së viktimës. Kjo bëhet nga "respekti" ndaj viktimës për të shmangur "dëmtimin serioz"  që mund ta shkaktojë gjykimi publik me qasje në media.

Pretendohet se ende nuk është përjashtuar opsioni në të cilin nuk do të ketë gjykim – që palët të merren vesh para gjykimit. Për ta bërë këtë, Dani do të duhet të pranojë se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare.

Alvesh duhet të paraqitet në gjykatë më 5 shkurt. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR