• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Penale kërkon që Këshilli Gjyqësor të delegojë gjyqtaren Aleksandra Risteska deri në shpalljen e vendimit për Llaskarcën

Gjykata Penale kërkon që Këshilli Gjyqësor të delegojë gjyqtaren Aleksandra Risteska deri në shpalljen e vendimit për Llaskarcën

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Gjyqtarja Aleksandra Risteska, e cila ishte zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit, të delegohet përkohësisht në Gjykatën Penale deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë për rastin Llaskarca, kërkon Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, informojnë se gjykimi për aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë është në fazën e fjalëve përfundimtare për të cilën tashmë janë caktuar katër vazhdime gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm dhe theksojnë se tashmë janë drejtuar me kërkesë në Këshillin Gjyqësor.

"Kërkesa ka për qëllim ekonomizimin dhe përshtatshmërinë e procedurës si dhe parandalimin e zvarritjeve të panevojshme, duke pasur parasysh se me ndryshimin e Këshillit Gjyqësor, çështja mund të nisë nga fillimi me paraqitjen e të gjitha provave verbale dhe me shkrim si dhe të gjitha konstatimet e ekspertëve", thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale Shkup.

Këshilli Gjyqësor dje zgjodhi tetë gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndër të cilët tre nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

"Njëkohësisht, gjykata kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë së paku tre gjyqtarë në kohën më të shkurtër të mundshme në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe  Korrupsionin dhe Departamentin për Procedurën Paraprake ku deri në këtë moment kanë vepruar tre gjyqtarë", theksojnë nga Gjykata Penale.

Gjykata Themelore Penale, thuhet në kumtesë, mbetet me 42 gjyqtarë, gjë që mund ta vë në pikëpyetje azhurnimin e gjykatës dhe tejkalimin e rasteve të reja, duke pasur parasysh se çdo vit gjyqtarët merren me 215 mijë lëndë.

"Gjykata me largimin e tre gjyqtarëve, për shkak të zgjedhjes së tyre në Gjykatën e Shkallës së Dytë, dhe përfundimin e mëparshëm të funksionit gjyqësor të 5 gjyqtarëve gjatë vitit 2023, si dhe delegimin në një gjykatë tjetër të 6 nga 10 gjyqtarëve të sapozgjedhur gjatë vitit të kaluar", theksojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR