• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata në Filadelfi nuk arriti ta ndalojë Masku t'u shpërndajë votuesve nga një milion dollarë në ditë

Gjykata në Filadelfi nuk arriti ta ndalojë Masku t'u shpërndajë votuesve nga një milion dollarë në ditë

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Prokurori nga Filadelfia nuk arriti ta parandalojë miliarderin teknologjik dhe mbështetësin e Trampit, Ilon Mask, të vazhdojë me shpërndarjen e tij kontroverse të parave për votuesit.

Gjykatësi shtetëror në Pensilvani dhe e refuzoi kërkesën për ndalesë gjyqësore, kumtuan mediumet amerikane. Vendimi është kryesisht simbolik, sepse shpërndarja ditore e një milion dollarëve për një person çdo ditë përfundon sot, në ditën e zgjedhjeve.

Mask paralajmëroi se deri në zgjedhje do të dhurojë nga një milion dollarë në ditë për votuesit e regjistruar në shtetet amerikane posaçërisht kontestuese. Çeqet e para prej një milion dollarëve i dorëzoi në Pensilvani. Shteti mund të jetë posaçërisht i rëndësishëm sepse ka 19 vota elektrorale. Për fitore në zgjedhjet presidenciale nevojiten 260 vota elektrorale.

Prokurori i qarkut në Filadelfi, Lari Krasner, e akuzoi Maskun dhe organizatën e tij "America PAC" se kanë zhvilluar "lotari ilegale". Krasner pohoi se lotaria e Maskut e shkelë ligjin në Pensilvani, i cili kërkon të gjithë lotaritë në shtet të rregullohen nga shteti. Nga ana e Maskut u përgjigjën se nuk ka ndarje të rastësishme. Individët të cilët i kanë marrë paratë janë paguar për rolin e tyre të ambasadorit në Komitetin për aksion politik (PAC).

Qëllimi i nismës është regjistrimi i votuesve të cilët nënshkruajnë peticion për lirinë e të shprehurit dhe "të drejtën e mbajtjes së armëve". E lansoi organizata e Maskut "America PAC", e cila e mbështetë kandidatin presidencial republikan, Donald Tramp.

Sipas ligjit amerikan zgjehdor, është e kundërligjshme të paguhen qytetarët të votojnë apo të regjistrohen për votim. Mask deklaroi se dhurata prej një milion dollarëve ka për qëllim të tërheqë vëmendje më të madhe ndaj peticionit. Kritikët, ndërkaq, shohin problem nëa të që mund të marrin pjesë vetëm votues të regjistruar. Mund të interpretohet se paratë nxisin për t'u regjistruar. Ministria amerikane e Drejtësisë lëshoi paralajmërim. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR