• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania vendos masa të reja më të rrepta për të çrrënjosur migracionin

Gjermania vendos masa të reja më të rrepta për të çrrënjosur migracionin

Berlin, 7 nëntor 2023 (MIA) - Masa të reja më të rrepta për uljen e numrit të madh të migrantëve të cilët mbërrijnë në Gjermani sot dakorduan kancelari Olaf Sholc dhe 16 guvernatorët e krahinave federale, duke arritur një zgjidhje kompromisi për atë çështje, e cila ishte një problem i madh politik për pushtetin.

Masat e reja përfshijnë përshpejtim të procedurave për azil, kufizim në përfitimet për azilkërkuesit dhe ndihmë më e madhe financiare nga qeveria federale për shtetet dhe bashkësitë lokale ku mbërrijnë migrantët.

Pas mbledhjes së gjatë që u mbajt natën, Sholc e quajti marrëveshjen "një moment historik" që tregon se sa e rëndë është bërë kjo çështje për qeverinë", transmetoi Beta.

Numri i kërkesave të reja për azil deri në fund të shtatorit të këtij viti është rreth 73 për qind më i madh në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat statistikore zyrtare. Gjermania, gjtihashtu pranoi më shumë se një milionë ukrainas të cilët mbërritën nga fillimi i pushtimit rus.

Shtetet federale dhe qeveria federale në mëngjes u dakorduan për ndryshim të sistemit të shpenzimeve për financim të kërkuesve të azilit.

Qeveria nga viti i ardhshëm do të paguajë një shumë vjetore prej 7.500 euro për çdo azilkërkues, ndërsa jo më një shumë totale vjetore prej rreth 3,7 miliardë euro. Kërkuesit e azilit do të marrin edhe më pak para në të ardhmen.

Kontrollet që Gjermania ka vendosur në kufijtë e saj me Zvicrën, Republikën Çeke, Poloninë dhe Austrinë do të vazhdohen për një kohë të pacaktuar.

Më shumë se 250,000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani në periudhën nga janari deri në shtator, krahasuar me më shumë se 130,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Turqia. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR