• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjermania dëbon ambasadoren e Çadit

Gjermania dëbon ambasadoren e Çadit

Berlin, 11 prill 2023 (MIA) – Autoritetet gjermane kanë urdhëruar sot ambasadoren e Çadit që brenda 48 orëve të largohet nga vendi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

"Në përgjigje të dëbimit të pabazë të ambasadorit tonë në Çad, sot i bëmë thirrje ambasadores së Çadit në Berlin, Mariam Ali Musa, që të largohet nga Gjermania brenda 48 orëve. Na vjen keq që ka ndodhur kështu", thuhet në deklaratën e MPJ-së gjermane.

Ambasadori gjerman në Çad, Gordon Krike, është shpallur “persona non grata”, siç pretendon Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, për komentet e tij për situatën politike në Çad.

"Ambasadori Krike i kreu detyrat e tij në Nxhamena në një mënyrë shembullore dhe punoi për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të krijuar shpejt një qeveri civile në Çad", kumtou Ministria gjermane e Punëve të Jashtme. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR