• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjatë një shpërthimi me bombë në veri të Afganistanit, jetën e humbën tre policë

Gjatë një shpërthimi me bombë në veri të Afganistanit, jetën e humbën tre policë

Kabul, 8 maj 2024 (MIA) - Tre policë e humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin e provincës veriore afgane Badakshan, Fajzabad.

"Bomba e fshehur në motor ishte e aktivizuar derisa policia ka patrulluar në kërkim të fushave me afione", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme afgane, Abdul Matin Kani.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi i sotëm vijoi pasi më 3 maj banorët vendas u përleshën me forcat talebane për luftë kundër narkotikëve për shkak të përpjekjeve për zhdukjen e afionit, duke rezultuar në vrasjen e të paktën një civili.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim (UNODC) në nëntor të vitit të kaluar raportoi se kultivimi i afionit në Afganistan ka rënë me rreth 95 për qind pas ndalesës së talebanëve. Përfaqësuesit e KB-së pretendojnë se uljet do të kenë pasoja të menjëhershme humanitare, sepse për një numër të madh fermerësh të ardhurat e vetme që kishin, ishin nga afioni.

Që nga kthimi i talebanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021, sulmet janë ulur ndjeshëm në vendin e shkatërruar nga lufta. Por anëtarët e Shtetit Islamik ende konsiderohen aktivë në vend dhe herë pas here kryejnë sulme. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR