• e diel, 25 gusht 2024

Gjashtë viktima nga zjarri në një shtëpi familjare në Novi Sad, në mesin e tyre katër fëmijë

Gjashtë viktima nga zjarri në një shtëpi familjare në Novi Sad, në mesin e tyre katër fëmijë

Beograd, 23 gusht 2024 (MIA) – Në një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një shtëpi familjare në Novi Sad humbën jetën gjashtë njerëz, në mesin e të cilëve katër fëmijë.

“Në zjarrin që shpërtheu në mëngjes, rreh orës tre, në shtëpinë në rrugën ‘Gjorgja Dera’, humbën jetën gjashtë persona, në mesin e të cilëve katër fëmijë të moshës prej dy deri në shtatë vjet”, deklaroi ministri serb i Punëve të Brendshme.

Të gjithë viktimat janë nga një familje. Fëmijët ishin të moshës prej shtatë, pesë, katër dhe dy vjet. 

Zjarri është shuar, ndërsa policia dhe prokurori publik kanë kryer mbikëqyrje në vendin e tragjedisë. 

Sipas informacioneve të para, zjarrin sipas gjitha gjasave e ka shkaktuar një skuter që ishte i lidhur në rrjetin elektrik. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR