• e diel, 06 tetor 2024

Gjashtë persona humbën jetën në rrëzimin e dy helikopterëve ukrainas

Gjashtë persona humbën jetën në rrëzimin e dy helikopterëve ukrainas

Kiev, 31 gusht 2023 (MIA) - Gjashtë persona që ishin pjesë e ekuipazhit vdiqën në rrëzimin e dy helikopterëve ushtarakë ukrainas, njoftuan burime ushtarake.

"Helikopterët Mi-8 u rrëzuan për arsye të panjohura pranë Kramatorskut në Ukrainën lindore”, tha një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës.

Trupat u gjetën në rrënojat e avionëve të shkatërruar plotësisht. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Sipas burimeve të afërta me ushtrinë, helikopterët ishin në një mision të martën, por nuk raportohet se janë rrëzuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR