• e premte, 08 nëntor 2024

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk parasheh ndryshim ose anulim të njëanshëm

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk parasheh ndryshim ose anulim të njëanshëm

Athinë, 26 maj 2024 (MIA) - Marrëveshjen e Prespës do ta respektojmë dhe do të kujdesemi për respektim të saj me besnikëri, jo vetëm se shteti ka vazhdimësi, por edhe sepse është e qartë se është marrëveshje e ratifikuar dhe nuk ekziston mundësia që ta ndryshojmë njëanshëm, prandaj atë që duhet ta bëjmë është që të jemi të sigurt se pala tjetër e zbaton në mënyrë dinjitoze, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek "Skaj", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gerapetritis theksoi se Greqia e ndjek respektimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe theksoi se në vetë tekst nuk është paraparë as që të ndryshohet, e as të anulohet njëanshëm, duke i sqaruar karaketaristikat kryesore të Marrëveshjes.

"Para së gjithash blhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar nga të dy Parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme nga asnjëra palë. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen, kjo nuk mund të bëhet. Së dyti, Marrëveshja e Prespës ishte nën kujdesin e KB-së, ku mori pjesë një përfaqësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe kjo i jep asaj një forcë më të madhe ndërkombëtare. Së treti, ka një proces të parashikuar në Marrëveshjen e Prespës, që përfaqëson procedurë gjatë shkeljes. Nuk parashikohet mundësia e anulimit të njëanshëm", sqaroi shefi i diplomacisë greke.

Për zgjidhjen e kontesteve eventuale, sqaroi se është paraparë ngritja e procesit "me dërgimin e shkresës palës e cila e ka shkelur Marrëveshjen, është e mundur, por jo edhe përdorim i nevojshëm i shërbimeve të mira të sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe në fund vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare". 

"Që domethënë se nuk bëhet fjalë për proces të anulimit të njëanshëm", theksoi Gerapetritis.

Përkujtoi se Qeveria aktuale greke, si opozitë, "me kohë tregoi problemet e Marrëveshjes së Prespës", duke sqaruar se këto janë "probleme politike, gjeopolitike, por edhe teknike".

"Që nga fillimi thamë se kjo Marrëveshje është e dëmshme. Megjithatë, është e qartë, edhe kryeministri e tha këtë nga Parlamenti gjatë kohës së ratifikimit, si lider i opozitës. Marrëveshjen do ta respektojmë dhe do të kujdesemi për respektim të saj. Pse? Jo vetëm sepse shteti ka vazhdimësi, por edhe për shkak të asaj që është e qartë se me krijimin e mjedisit konkret gjeopolitik dhe duke e pasur për momentin të ratifikuar Marrëveshjen dhe pamundësinë që ta ndryshojmë njëanshëm, atë që duhet ta bëjmë është që të jemi të sigurt se pala tjetër e zbaton me dinjitet", theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistën për "Skaj", transmetoi MIA.

Gerapetritis porositi se si edhe për të gjitha temat në politikën e jashtme, ashtu edhe në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, ata janë të gatshëm për të gjithë skenarët, duke theksuar se kjo u tregua edhe me reagimin e tyre pas inaugurimit të presidentes.

Për takim eventual me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, sqaroi se vendi ende ka Qeveri teknike, ndërsa sapo të bëhet me qeveri të re gjatë qershorit, Athina do t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR