• e mërkurë, 02 tetor 2024

"Gazzetta dello Sport": Alegri mund ta zëvendësojë Ten Hagun në postin e trajnerit në Mançester Junajted

Romë, 2 tetor 2024 (MIA) - Menaxhmenti i Mançester Junajted e shqyrton mundësinë për dorëheqje të trajnerit të ekipit Erik ten Hag.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", vendimi nëse holandezi do ta mbajë pozitën e tij, do të varet nga rezultatet në dy ndeshjet e fundit, me Porton në xhiron e 2-të të Ligës së Evropës dhe Aston Vilën në xhiron e 7-të të Premier Ligës. Nëse rezultatet nuk janë ato që priten, Ten Hag mund të largohet.

Si zëvendësim më i besueshëm përmendet ish trajneri i Juventusit dhe Milanit, Masimiliano Alegri. Menaxhmenti i Mançester Junajted shpreson se rrethanat familjare nuk do ta tejkalojnë dëshirën e trajnerit që të punojë në klubin e tyre.

Ai nga Juventusi u largua në maj të këtij viti. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR