• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gazetarët në një letër të hapur kërkojnë nga Izraeli qasje në Rripin e Gazës

Gazetarët në një letër të hapur kërkojnë nga Izraeli qasje në Rripin e Gazës

Jerusalem, 28 shkurt 2024 (MIA) - Një grup i 55 gazetarëve nga më shumë vende nënshkruan letër të hapur në të cilën i bënë thirrje qeverisë izraelite që tu lejojnë të hyjnë në Gazë që ta ndjekin luftën.

Në letër theksohet se raportuesve të huaj u është ndaluar qasja në territorin nga shpërthimi i luftës, "përveç hyrjeve të rralla në shoqërim të armatës izraelite". 

Gazetarët i bëjnë thirrje Izraelit dhe Egjiptit që tu japë të gjitha mediave "qasje të lirë dhe të pandërprerë".  

Siç informon Al Xhezira, ata bënë thirrje edhe për masa për mbrojtje të gazetarëve lokalë. 

Në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, janë vrarë 126 gazetarë, më shumë se në ndonjë konflikt tjetër ushtarak në histori. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR