• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gatuzo nuk është më trajner i Marsejës

Gatuzo nuk është më trajner i Marsejës

Marsejë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Olimpik Marseja në ueb faqen e vet e publikoi shkarkimin e Xhenaro Gatuzos nga posti shef i stafit teknik.

"Marseja dëshiron të shpreh falënderime të posaçme deri te Gatuzo, si dhe tërë stafit të tij, për kontributin e tij të madh dhe nivelin e lartë të profesionalizmit që e treguan në bazë ditore dhe u dëshiron shumë fat në të ardhmen", thuhet në kumtesën e klubit.

Gatuzo ishte në krye të Marsejës nga shtatori i vitit të kaluar. Ekipi i tij nuk ka pasur asnjë fitore në Liga 1 në pesë ndeshje në vitin 2024 - tre barazime dhe dy humbje.

Dje u publikua se 70-vjeçari Zhan-Luj Gase mund ta zëvendësojë Gatuzon. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR