• e enjte, 18 korrik 2024

Gardian: Guardiola dëshiron të largohet nga Mançester siti në vitin 2025

Gardian: Guardiola dëshiron të largohet nga Mançester siti në vitin 2025

Londër, 12 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester sitit, Pep Guardiola planifikon ta braktisë klubin pas dy viteve, shkruan "Gardian".

Trajneri 52-vjeçar vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen me Mançester sitin, e cila skadon në vitin 2025.

Guardiola është në krye të Mançester sitit prej vitit 2016. Nën kryesimin e tij "qytetarët" katër herë u bënë kamopion i Anglisë. Në sezonin 2022/23, Mançester siti e fitoi Ligën e kampionëve për herë të parë në historinë e vet, duke e mposhtur Interin në finale (1:0). ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR