Galtie: Nuk kam asnjë lidhje me suspendimin e Mesit
- Trajneri i PSZH-së, Kristof Galtie tha sot se nuk ka pasur ndikim mbi vendimin për suspendimin dyjavor të Lionel Mesit, duke i dënuar me këtë rast edhe për protestat e tifozëve para shtëpisë së Nejmarit.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 19:26, 5 maj, 2023
Paris, 5 maj 2023 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Kristof Galtie tha sot se nuk ka pasur ndikim mbi vendimin për suspendimin dyjavor të Lionel Mesit, duke i dënuar me këtë rast edhe për protestat e tifozëve para shtëpisë së Nejmarit.
Mesi pas humbjes të dielën nga Lorien (1-3) e braktisi kampin e trajnimit të PSZH-së dhe udhëtoi drejt Arabisë Saudite për shkak të obligimeve sponsoriale. Ai tha se ka pritur që futbollistët t'i kenë dy ditë të lira, por udhëheqësia e klubit mori vendim që lojtarët të trajnojnë pas humbjes nga Lorien.
PSZh e suspendoi Mesin me dy javë dhe argjentinasi nuk do të mund të luaj në duelet kundër Trojas dhe Ajaçios.
"Këshilli në fillim të kësaj jave më njoftoi për vendimin për ta suspenduar Mesin. Kur më njoftuan, përgjegjësia ime e vetme ishte të mos e komentoj atë", deklaroi Galtie në konferencën për shtyp para ndeshjes javore të Ligës së parë kundër Trojës.
Mesi ka kontratë me PSZH-në deri në fund të sezonit dhe spekulohet se do ta braktisë kampionin francez.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave do të luaj për PSZh-në pas skadimit të suspendimit, Galtie nuk dha informacione precize.
"Do ta shohim sapo Leo të kthehet, do të shohim çfarë do të ndodhë. Do të ketë biseda në nivel të klubit, por edhe me Leon", tha trajneri i PSZh-së.
Fotо: Tuiter