• e diel, 24 nëntor 2024

Gallatasaraji - kundërshtar i mundshëm i Strugës në Ligën e kampionëve

Gallatasaraji - kundërshtar i mundshëm i Strugës në Ligën e kampionëve

Nion, 21 qershor 2023 (MIA) - Nëse e kalon pengesën e parë kualifikuese në Ligën e kampionëve, kampioni i vendit, Struga, kundërshtar në xhiron e dytë do ta ketë gjigantin turk, Galatasarajin, vendosi shorti i sotëm në Nion.

Për përballje të dyfishtë me Gallatasarajon, futbollistët e Strugës do të duhet në xhiron hyrëse të jenë më të suksesshëm se klubi lituanez, Zhalgiris.

Dy ndeshjet kundër kampionit të Lituanisë janë në program më 11/12 korrik dhe 18/19 korrik, ndërsa përballjet në xhiron e dytë kualifikuese do të luhen më 25/26 korrik dhe 1/2 gusht.

Struga në ndeshjen e parë kundër Zhalgirisit do të jetë mysafire, ndërsa në përballjen e mundshme kundër Gallatasarajit do të jetë nikoqire në ndeshjen e parë. ab/

Foto: tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR