• e enjte, 18 korrik 2024

Gallatasaraji i ofroi Serhio Ramosit kontratë dyvjeçare

Gallatasaraji i ofroi Serhio Ramosit kontratë dyvjeçare

Stamboll, 17 gusht 2023 (MIA) - Ish-futbollisti i PSZH-së dhe Real Madridit, Serhio Ramos mund të kalojë tek Gallatasaraji. Tani ai është agjent i lirë.

Sipas AS, klubi i Stambollit, futbollistit 37-vjeçar i ofroi kontratë dyvjeçare në vlerë prej 5,5 milionë eurove në vit.

Paraprakisht kryetari i Seviljës, Hoze Kastro deklaroi se nuk dëshiron që Ramos të kthehet në klub.

Për klubin e tij të fundit, PSZH, lojtari sulmues luajti në 58 ndeshje për dy vite, duke shënuar gjastë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli luajti në Real Madrid prej vitit 2005 deri në vitin 2021. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR