• e martë, 01 tetor 2024

Futbollistet e vendit nga Letonia i fillojnë eurokualifikimet

Futbollistet e vendit nga Letonia i fillojnë eurokualifikimet

Nion, 7 mars 2024 (MIA) - UEFA sot e publikoi orarin e ndeshjeve në kualifikimet për plasman në Kampionatin evropian 2025 të cilat reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut prë femra do t'i fillojë në terren mysafir kundër Letonisë.

Të zgjedhurat e seleksionuesit Kiril Izov ndeshjen hyrëse në grupin kualifikues C 2 do ta luajnë më 5 prill, ndërsa katër ditë më vonë do ta presin Slloveninë.

Pason dueli kundër Moldavisë në terren vendor më 31 maj, ndërsa revanshi kundër kundërshtares së njejtë është caktuar për më 4 qershor.

Në dy xhirot përfunduese futbollistet e vendit më 12 korrik do ta rpesin Letoninë, ndërsa më 16 korrik janë mysafire në Slloveni. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR