Futbollistët e PSZH-së më të paguarit në Francë
- - Kampioni aktual PSZH me vite të tëra dominon në futbollin francez në çdo pikëpamje, ndërsa për këtë flasin edhe të dhënat e fundit sipas të cilave në mesin e dhjetë lojtarëve më mirë të paguar nga Liga 1 të gjithë janë nga radhët e klubit nga Parisi.
- Post By Fitore Curri
- 09:20, 22 mars, 2024
Paris, 22 mars 2024 (MIA) - Kampioni aktual PSZH me vite të tëra dominon në futbollin francez në çdo pikëpamje, ndërsa për këtë flasin edhe të dhënat e fundit sipas të cilave në mesin e dhjetë lojtarëve më mirë të paguar nga Liga 1 të gjithë janë nga radhët e klubit nga Parisi.
Bindshëm futbollisti më i paguar në Ligën 1 franceze është sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape, me të ardhura mujore prej gjashtë milionë euro.
I dyti në listë është bashkëlojtari i tij Usman Dembele me të ardhura mujore prej 1,12 milionë euro, përderisa braziliani Markinjos dhe francezi Lukas Ernandez në muaj fitojnë nga 1,11 milionë euro.
Me fitim mbi kufirin prej një milion euro në muaj është edhe sllovaku Millan Shkriniar.
Lojtari më i paguar në Liga 1, pa fanellën e PSZH-së është sulmuesi i Marsejit, Pjer Emerik Obamejang, paga mujore e të cilit është 650.000 euro, përderisa në mesin e pesëmbëdhjetë të parëve ka edhe vetëm një lojtar i cili nuk është anëtar i PSZH-së - Visam, Ben Jeder nga Monako me pagë mujore prej 645.000 euro. fc/
Fotografia: IKS