• e enjte, 26 dhjetor 2024

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Ukrainës në kualifikimet evropiane

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Ukrainës në kualifikimet evropiane

 Pragë, 14 tetor 2023 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë sot kundër Ukrainës në terren neutral në Pragë i vazhdon kualifikimet evropiane me ambicie me fitoren e dytë në seri për t'i ruajtur shanset për plasman në EURO 2024.

 Ndeshja është caktuar me fillim nga orën 15 në "Epet Arena" në Pragë, ku "kuqeverdhët" do të kenë mbështetjen e të paktën 1.000 tifozëve të Maqedonisë në tribuna.

 Selektori Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi në konferencën e djeshme zyrtare për shtyp theksuan se Ukraina është një kundërshtar cilësor, por se ndeshja e sotme do të jetë e ndryshme nga ndeshja e qershorit në Shkup (2-3) në të cilën kombëtarja e Maqedonisë humbi epërsinë me dy gola. në pjesën e parë.

 "Vijmë në fazën ku të dyja seleksionet luftojnë për pozitën e dytë dhe vetëm fitorja do të na shkonte. Pres një lojë të hapur dhe futboll të këndshëm. Duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë 90 minutave, jo vetëm 60-65 minutave siç ishte në Shkup. Nga qershori kemi ndryshime në ekipe, nga ai aspekt presim që të ketë dallim nga dueli i qershorit", deklaroi Milevski.

Futbollistët e Maqedonisë  janë në vendin e katërt në grupin C me shtatë pikë, aq sa kanë Ukraina në vendin e tretë dhe Italia në vendin e dytë. Kryesuese e tabelës është Anglia me 13 pikë, ndërsa Malta është në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Foto: FFM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR