Futbollistët e Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë i vazhdojnë eurokualifikimet
- Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut sonte prej orës 20:45 në stadiumin "Old Traford" në Mançester është mysafir i Anglisë në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në kualifikimet për plasman në EURO2024.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:13, 19 qershor, 2023
Mançester, 19 qershor 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut sonte prej orës 20:45 në stadiumin "Old Traford" në Mançester është mysafir i Anglisë në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në kualifikimet për plasman në EURO2024.
Të zgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski paralajmëruan se do të investojnë maksimumin ta vazhdojnë traditën dhe të mbeten të pamposhtur edhe në ndeshjen e tretë në terren mysafir kundër Anglisë.
Në vitin 2002, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga seleksionuesi i atëhershëm Nikolla Ilievski, luajti 2-2 në Sauthhempton, ndërsa katër vite më vonë, në kryesimin e Sreqko Katanec, "verdhë e verdhët" barazuan pa gola në Mançester.
Pas dy ndeshjeve hyrëse në ciklin kualifikues, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut është i plasuari i katërt në Grupin C me tri pikë, gjashtë më pak se Anglia në vendin e parë. ab/
Foto: FFM