• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fuente mbetet seleksionuesi spanjoll deri në vitin 2026

Fuente mbetet seleksionuesi spanjoll deri në vitin 2026

Madrid, 5 qershor 2024 (MIA) - Federata spanjolle e futbollit (RFEF) kumtoi se e ka vazhduar konttratën me seleksionuesin ajtual Luis de la Fuente deri në verën e vitit 2026 për kur është caktuar Kampionati botëror në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

RFEF e sqaroi vazhdimin e bashkëpunimit me Fuenten me nevojën për stabilitet në reprezentacion para Kampionatit evropian në Gjermani.

Spanja do të luajë në grupin B me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.

Fuente e mori detyrën e seleksionuesit nga Luis Enrike pas eliminimit në të tetën e finales në Kampionatin e fundit botëror në Katar.

Fuente tashmë ka fituar trofe me Spanjën me fitoren kundër Kroacisë në finalen në Roterdam, vitin e kaluar në Ligën e kombeve. ab/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR