• e premte, 27 dhjetor 2024

Forumi Ekonomik Botëror: Krimi kibernetik është në rritje të shpejtë

Forumi Ekonomik Botëror: Krimi kibernetik është në rritje të shpejtë
Pekin, 20 janar 2022 (MIA) - Ritmi i përshpejtuar i digjitalizimit i shkaktuar nga pandemia e Kovid-19 ka sjell numër rekord të sulmeve shantazhesh, me një rritje prej 151 për qind të sulmeve globale në gjysmën e parë të vitit 2021, paralajmëron Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në raportin e ri vjetor. Raporti i WEF “Perspektiva globale e sigurisë kibernetike 2022” tregoi se gjatë vitit 2021 janë regjistruar mesatarisht 270 sulme kibernetike në çdo organizatë, që është një rritje prej 31 për qind krahasuar me vitin 2020, lajmëron agjencia kineze “Xinhua”. Kostoja e sulmeve ndaj organizatave është e lartë, mesatarisht 3,6 milionë dollarë për incident, thuhet në raport. “Perspektiva është mjaft e zymtë”, tha Algirde Pipikaite ekspert dhe strateg kryesor i sigurisë kibernetike në WEF. “Ne jemi dëshmitarë se shumë sfera të jetës janë prekur nga aktivitetet kriminale kibernetike... Ka shumë për të bërë dhe ne duhet të bashkohemi si një komunitet”, deklaroi Pipikai përmes video-mesazhit për “Xinhua”. Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror me bazë në Gjenevë zbuloi gjithashtu se 80 për qind e ekspertëve kryesorë kibernetikë tani besojnë se “softueri i shantazhit” është një kërcënim në rritje dhe i rrezikshëm për sigurinë publike dhe se ka një hendek të madh në perceptim midis drejtorëve ekzekutiv që mendojnë se kompanitë e tyre janë të sigurta dhe ekspertët e sigurisë që nuk pajtohen. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR