• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fonseka pas humbjes nga Liverpuli: Filluam mirë, por pastaj pranuam dy gola nga këndi, të cilët e ndryshuan kahjen e ndeshjes

Fonseka pas humbjes nga Liverpuli: Filluam mirë, por pastaj pranuam dy gola nga këndi, të cilët e ndryshuan kahjen e ndeshjes

Milano, 18 shtator 2024 (MIA) – Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka foli pas humbjes nga Liverpuli mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së kampionëve.

Milani kaloi në avantazh në minutën e 3-të, por pastaj pranoi tre gola nga ekipi anglez, i cili dominoi terrenin.

“E filluam mirë, por më pas pranuam dy gola nga rivënia nga këndi, që ndryshuan lojën. Në këto ndeshje nuk mund të bëhet asnjë gabim. Mendoj se nuk na ka munguar qëndrimi i duhur. Ekipi humbi ekuilibrin dhe filloi të bëjë gabime, të cilat janë vendimtare ndaj një ekipi si Liverpuli. Më duhet të them se Liverpuli ishte më i mirë. Kur gjërat shkojnë mirë, ekipi është entuziast. Por kur shfaqen probleme, skuadrës i mungon guximi për të luajtur në të njëjtën frymë”, tha trajneri portugez.

Ndeshjen e ardhshme në Ligën e kampionëve Milani e luan më 1 tetor kundër Baerit në Leverkuzen. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR